Për lumturinë

Të shkruash për lumturinë duhet të jesh pa gjumë!
Të kesh kthyer disa gota më shumë, të kesh folur pa ditur çfarë; nga mendimi të jesh lëshuar;
Në mes të udhës të kesh ndaluar,
Çdo qelizë në trup, a dell’ e damar të jetë dyfishuar.
Të shkruash për lumturinë, sot është e vështirë!
Arritje pa limite,
Ëndrra pa dremitje;
Të shkruash për lumturinë nuk ke kohë,
Njerëz që vinë, njerëz që shkojnë;
Disa vrapojnë, të tjerë rishtazi hapin ngadalësojnë.
Të shkruash për lumturinë, nuk ka kuptim;
Gëzimi yt, loti im;
Ardhja jote, largimi im;
Fillimi për ty, fundi im.
Të shkruash për lumturinë, s’ndodh në asnjë fillim!
Çdo rrëfenjë a tregim, kujdeset t’i lërë lumturisë disa faqe në fund, kurrsesi në të drejtin përpjestim!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.