Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Përkundje shpirtërore

Zakonisht shkruaj më parë tekstin e më pas përzgjedh imazhin, por sot, si kurrë më parë zgjodha imazhin para shkrimit. Gjendur në një kënd të vogël, në një qytet të madh, por që sërish mbetet të jetë veçse një pikëz në hartën e madhe të botës që njoh, qetësia kaploi syrin, më pas shpirtin, të fundit mendjen. Kam rrugëtuar plot, menduar plot, ndjerë plot, realizuar plot, por heshtur shumë pak. Në këtë kënd të vogël mbeta pa fjalë, pa letër, pa telefonatë. Shpirti u përkul e mendja heshti përballë kësaj tavoline të bojëqielltë të dalë boje prej kohës, luleborës së ngjyrosur nga pigmente të fabrikuara e një peme që vezullon nga drita e fenerit përtej xhamit të pastër.
Njeriu mundet të ndërtojë plot skenarë të jetës së tij të ardhshme, por kurrë nuk mundet të kujdeset për detaje të këtyre përmasave të papërfillshme përballë të cilave vetëm çastet e gjalla mund ta vendosin. Ashtu krejt rastësisht, në një kafene në Korçën e brishtë, shportën e përkundjes shpirtërore.

#korce #dyertehapura #dyerthapur #opendoors #instagood #daily #art #inspirations #people #nature #opendoors #wordpress #words #blog #photography #likeforlikes #creativewriting #writersofinstagram #love #life

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: