Përtej perëndimit

Vetëm ti e di si merr flakë gjithësia përreth kur ndodh gjithshka apo asgjë që nuk kam menduar. Vetëm ti e di si i tërheq për flokësh ditët, muajt e vetë kohën për të arritur sa më parë në çastin e duhur. Vetëm ti e di sa e bezdisshme dhe e lodhshme bëhem kur gjërat nuk ecin mbi trotuaret që unë kam shtruar, përkundrazi futen në shtigje plot pellgje e guriçka duke u hargalisur me mua.
Dhe veçse ti mund ta dish sot, egërsinë e natyrshme dhe shpërthyese që është ndezur brenda meje prej inatit që s’munda dot të them me fjalë, por veçse me shpirt: I shtrova dhe shtigjet! I mora çelsat! E hapa derën! Tashmë është streha ime, shtëpia ime!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.