Pika e Lotit

Përkundem ditëve të javës e përgjumem mes pabesisë së distancës që shpesh më gënjen, më thotë se diku, atje, je ti.
Tërhiqem prej muajit në muaj, jo më prej shpresash, prej flokësh, prej rreckash. Rrëshqas në tëposhtën e kohës, dua të rrokullisem e të përplasem tek ti! Të flas, të bërtas, të grindem, veç aty të jesh ti!
Ti! Pika e lotit, në dorë të Zotit!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.