Prita

E prita qiellin me këto duar të ashpra e lëkurë të thërrmuar. E prita shiun të më binte ndër duar, të më kalonte ndër gishtërinj e të më zgjonte çdo atom të shpirtit tim. E prita zgjimin syhapur; e tërë qënia qiellit falur! E prita shtëllungën gri të më ngryste mbi krye teksa tymi i cigares dhe tingujt e kitarave rroknin çdo fije floku e përmbytnin çdo pore të trupit tim. E prita gjithë kohën që mund të shkonte, tash’ le të më presin mua, shiu, koha dhe retë e përhumbura!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.