Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Qendroj, permes jush…

Perballe deres se shtepise, i padukshem trokas me hapat e ndjenjave. Nuk me degjon askush, megjithate hapat e mi trupin ua pershkojne. Jam shkrire mes tyre, mes kujtimeve, endrrave qe patem e deshtimeve qe hodhem pas me rreke gajasjesh. Jam ketu, ne shtepine time e nuk dua te largohem, me mbajne, me shtrengojne, por une dua te perqafohem! Ju dua, e dini! Jam krenar, e dini! Nuk ju kam lene, kuptojeni! Ne cdo qelize tuajen jam pjese perberese, ne cdo milimeter te qenies jam veshur shpirterisht. E nese lindin pyetje per te mi drejtuar, flisni, ju degjoj, permes jush pergjigjem, pranoj, refuzoj. Jam i juaji, me ju, perjete e pertej!

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: