Qëndrojmë dhe pak

Qëndrojmë dhe pak.
Një hap më larg, një çast më shumë,
një dremitje pa fund.
Qëndrojmë dhe pak kështu si jemi,
dorë më dorë; aq pranë sa hijet përplasen në çdo anë.
Qëndrojmë dhe pak përmbi kurrkund,
sikur të mos njihnim mbarim
as si fjalë, as si kuptim.
Qëndrojmë dhe pak,
fjalë më fjalë, rresht më rresht,
fletë më fletë.
Qëndrojmë dhe pak në këtë rrëfim,
stolisur me tinguj sikur të ishte poezi e shpirtit;
qëndrim pa mbarim.

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.