Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Qyteti tekanjoz

Rruga për në qytetin e njëmijë e një ndjenjave nuk është mjaftueshëm e gjatë për të më dhënë kohën e mjaftueshme për t’i bërë ballë përplasjes me kufirin shpirtëror, ndërtuar së fundmi. As nata e mbrëmshme nuk mjaftoi; paçka se gjithshka mund të kujtohej erdhi dhe u vërtit si vorbull në mendje, sërish nuk mjaftoi.
Ti qytet i ëmbël, lozonjar, lajkatar e tekanjoz! Në rrugët e tua mësova të jem fëmijë, mësova të rrëzohem me biçikletë rrugëve të tua të gjata e sërish të ngrihem derisa të mos rrëzohesha më. Në lagjet e tua vocërrake e plot jetë njerëzish, në bahçet e tua me lule, barishte të njoma e plot guriçka mësova të luaj derisa të harrohem; të luaj pas perëndimit. Në dritaret e shtëpizave të ndërtuara në pallate shtatvegjël, mësova si vëzhguese e heshtur çfarë ishte dashuria, letrat, ndjenjat. Jam kthyer sa herë tek ty e kam sjellë me vete çdo dashuri timen, çdo vragë e çdo arritje timen, e ti, me llastimet e tua ke ditur si ta konturosh ëmbëlsisht. Ti, lozonjare e pangopur, me tekat e tua rrëzove themelin e jetës sikur të ishte një re avullore; ishte reja ime e bardhë, reja që të njom shpirtin sa herë nxehtësia përvëlon. Sot kthehem tek ty, se përtej gjithshka që të dhashë e më more, edhe kjo e fundit është një vragë, që më shumë se kurrë të takon ty ta konturosh, një vragë që duhet ta shërosh.

Dyert Hapur ©

Shkoder

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: