Qyteza nën hije

Ke dëgjuar më parë për qytezën që tretet në hije? Besoj se jo!
Është qyteza nga ku çdo mëngjes, mes hijesh, nisen për rrugë njerëz jo të zakonshëm, njerëz hije.
Është po e njëjta qytezë ku kthehen, mes hijesh, të njëjtit njerëz, hije.
Gjithkush i njeh në qytet plot dritë, dritë dielli, dritë neonesh,
Veçse askush nuk ka dëgjuar për qytezën nga vijnë, qytezën që tretet në hije.
Çdokush ka hijen e tij, madje kam dëgjuar se çdo qytet ka një qytezë “hije”.
Njerëz që vijnë në dritë nga qyteza që treten në hije!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.