Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Rilind

E dashuroi, ashtu siç dashuron qielli pasqyrimin e tij në sipërfaqen e mjaltë të ujrave të përgjumura.
E mbajti, ashtu si di të mbajë dielli rrezatimin e tij, veç ngroh pa të dëmtuar.
E la, ashtu siç lë liqeni tokën zbuluar, krejt pa u ndjerë, krejt pa u diktuar.
E harroi, ashtu siç harron nata gjysmën e botës me agun e të nesërmes.
Gjithshka rilind, rivjen, ringrihet,
Gjithshka ndryshon, tjetërsohet.

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: