Rinis

http://workin-media.de/ryob/KWIKBET-BASICS.html Zakonisht e kam gjetur veten duke shkruar apo duke lexuar se si “hidhen tutje”, të paktën për disa kohë, kutitë e tualeteve, blloqet e shënimeve, njoftimet rikujtuese, e të tjera me rradhë që kanë të bëjnë me jetën e përditshme si kontribues i shoqërisë. Ç’është e vërteta është shumë i ëmbël dhe ndjellës kombinimi zemërgjerë i kripës së detit me krahët e bollshëm të diellit, dallgët që shkumëzojnë çdo mendim, gjurmët e thella në rërë që fëmijët lënë pas si kujtim i një vrapi të hareshëm. Ja pra, të gjitha këto, janë disa herë më tërheqëse se godinat e mëdha prej xhami, çeliku e druri tek të cilat, jo rrallë herë, vetja të ngjason si një prej këtyre copëzave prej materialesh të ndryshme. Ndaj kërkon të shkëputesh, të kuptosh se je frymor prej gjaku e mishi. Shkëputesh për të kuptuar se tjetërkund është përkatësia jote e vertetë.

Sërish, megjithë këtë, ja ku e gjen veten njeriu të shkruajë dhe për të përditshmen, të devotshmen, të përsëritshmen. Sot, kërkoj ato pak tualete, rizgjoj të gjithë rikujtuesit, pajis çantën me mjetet e një dite pune. E nesërmja, duke mos harruar, është dita kthimit në ndërtesën e madhe, ku presim e përcjellim njëri-tjetrin në të tilla shkëputje, të gjithë po aq frymor.

http://mdjrdn.com/tag/maison-des-jeunes/feed/

http://wikigeeks.de/tag/yahoo/ Dyert Hapur ©

Xanax Online Fast Shipping

Lini një Përgjigje