Rritu

A mundesh dot të ndalosh përpjekjet për të qenë e përkryer në miniaturën tënde? Duhet të rritesh, të plasaritësh mbështjelljen tënde guaskore, të shpërthesh shtatin tënd të akullt dhe tejet të kujdesur. Shkujdesu! Shkundu! Rritu!
Le të bësh gabime, le të rrëzohesh, le të bëhesh shkak për shqetësime, mërzi, mëri! Le të jesh e egër, e verbër, e çalë. Por të jesh e tillë sepse u përpoqe, sepse i shtriqe gjymtyrët përtej kornizave të ngulura në murin ku mbështeten të gjithë!
Rritu, zgjatu, le të mos jesh më e përkryer, por të jesh e madhe! E madhe gjithësia rreth teje, e madhe hija kur dielli ecën para teje.
Shkujdesu! Zgjatu! Rritu!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.