Rruga: E shpreses

Rruga: E shpreses
Godina: (Pa cati)
Kati: Me i larte

Për të gjitha vajzat që paçka babait , vëllait apo çdo gjinie mashkullore që i kujton përkatësinë e saj femërore si më të ultin dënim ngrenë kryet e flasin jo për të gërthitur, por për t’u dëgjuar; për të gjitha gratë që, paçka frymorit që zgjodhën a u ra për pjesë (ende në këtë epokë), i cili nuk braktis misionin e tij të gjymtimit të brishtësisë, të tjetërsimit të dashurisë, sërish e për çdo ditë zgjohen në mëngjes e vënë buzëkuqin e një dite të re, me shpresë. Për të gjitha nënat që paçka formës së jetesës që zotësisht xhonglojnë ndër duar deri në mbijetesë, sërish buzëqeshin përballë foshnjes që i zgjon ende pa gdhirë. Ja, për të gjitha ju, ne, ato është 8 Marsi i shënuar në kalendarin e historisë.
Paçka se ka ende nga ne që enden nëpër faqe kalendarësh duke u gjendur si shtojca, zgjatime të tjetërkujt vetëm për një gur më shumë, një shkallë më lart, një mund më pak; kjo datë fal me shpresën se e nesërmja i zgjon! Se gurët thyhen, se shkallët shemben, se mundi shtohet veçse gruaja, ajo e vërteta, ajo me të metat, me ato pak rrudha, me ato pak lot, me grushtet e mbledhura fort, di të durojë e të mos dorëzohet dot, dje dhe sot!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.