Rrugëve të mia

Unë eci në rrugët e mia,
Përvëlohem trotuareve të ndërgjegjes, dhimbje që më zgjon,
Shkel mbi guriçkat e mendimeve, shputat e ditëve plasariten pak nga pak.
Kufijtë e durimit përballë më qëndrojnë, hera – herës përplasem ashpër me to.
Unë eci rrugëve të mia,
Në shtigje që veç vetë i njoh.
Unë eci rrugëve të mia,
Pavarësisht rrëpirave e përpjetave,
Veç në rrugët e mia veten time shoh, veten time njoh!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.