Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Sende të vogla

Është e habitshme se si, madje të lë pa fjalë, njeriu ndërton kujtime të mëdha, jetësore ndonjëherë, mbi themelet e sendeve të vogla, tejet të papërfillshme në planin gjigand të rruzullit tokësor. E thënë më thjesht, habitshëm dhe në formë gaztore; ty, njeriun më të rëndësishëm në kohë të shkuar të kujtoj kryesisht në dy skena të ndryshme. Vajzën çapkëne e plot hare që ishe ti e sjell ndërmend sa herë jam para një tasi me hide, pikërisht në këtë kohë të vitit. Për çdo hide që rrotulloj ndër dua vërtitet vrigthi në mendjen time një kujtim me ty. Ndërsa njeriun me komplekse, atë të ngatërruarën, viktimë e stigmave të kaluara, e zgjon aroma e një hallve të sapogatuar. Është për të qeshur vërtetë! Një ëmbëlsirë tradicionale për raste vakie tkurrte jetën brenda teje në një masë të vogël, të lugët.
Kaq mjafton për të rënë të gjithë dakord se për njeriun e madh, cilado gjë e vogël mundet të marrë formën universale të përjetësisë, formën e një kujtimi; kujtimi që nuk tundet e shkundet sado pluhura të bien mbi të!

Dyer të Hapura ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: