Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Shëruesi i shpirtrave

Enden nëpër tokë plot shpirtra të ligështuar. Shpirtra të braktisur, të arratisur prej portave të kështjellave të rërës që jeta rëndom u ka ngritur si kurthe marramendës. Shpirtra që rrjedha e ligështisë i ka vënë në marsh.
Gjenden, tek-tuk nëpër qoshet e kësaj jete edhe shërues të shpirtrave. Duhet të kem dëgjuar dhe më parë për ekzistencën e tyre, por së fundmi ma solli ndërmend dikush; gjatë një bisede, në kafenenë e përditshmërisë.
Shëruesi i shpirtrave nuk ka asnjë veçanti jo-njerëzore në vetvete; është veçse dikush që ka kohën dhe durimin e mjaftueshëm për të shumëzuar me “hiç” telashet e me “gjithshka” bukurinë e shpirtit të njeriut, atë bukuri që ka mbetur ende gjallë brenda shpirtit të ligështuar.
Shëruesi i shpirtrave është gjithkush, dikush por nuk mund të jetë kurrë askush-i në jetën e një shpirti të ligështuar. I shkruajnë, i këndojnë, e gdhendin, por nuk munden ta harrojnë. Shëruesi i shpirtrave le shenjë të pambulueshme në jetën e kujtdo qëllon.
Shëruesi i shpirtrave mund të jem unë, ti, aq herë sa kemi kohën e nevojshme për sadopak mirësi.

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: