Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Shija e jetës

Çfarë shije ka jeta?
Shijen e gllënjkës së parë të ujit pas një gjumi të gjatë,
shijen e lugës së fundit në pjatën e kërkuar,
shijen e cigares së disatë teksa përpiqesh për ta harruar,
shijen e lëkurës së trupit pas vrapit të largt’,
shijen e kripës së lumturisë edhe pse rruga s’njeh asfalt!
Jeta nuk ka veç gjendje, çaste e vende!
Jeta shijon në buzëqeshje agimesh e melankoli perëndimesh!

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: