Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Shkrimi

Letra e fundit ishte e hidhur. Shumë prej tyre, nga ata që më njohin, nga ata që më shohin apo dhe nga ata që thjesht më lexojnë, më ngacmuan. Sipas guximit të secilit prej tyre ndryshonin dhe ngacmimet. Dikush më buzëqeshi habitshëm, dikush përcolli habinë me një ndërmjetës, dikush më foli edhe pse kishte kohë që nuk shkëmbente asnjë fjalë të vetme. Më të guximshmit, më pranë të vërtetës, bënë si zakonisht kritikën e shkrimit, pëlqimin, sugjerimin apo dhe mospëlqimin – për shkrimin.
Habitshëm, ishte një nga shkrimet më pak të lexuara, më pak të pëlqyera e më shumë të folura (së shumti, të përfolura).
E pra, në fakt, çdo shkrim e ka medoemos një qëllim, por jo çdo shkrim ka pikënisje atë që e shkruan. Veçse çdo shkrim, ka një stacion të fundit – një reagim.
E nëse nxitësi mund të jetë një mik, një i njohur dhe i panjohur, një rrugë, një ndërtesë, një ves, një ftesë, një biletë për tjetërkund a një sipar për ç’ka nis nga askund; reagimi nuk ka të bëjë më me shkrimin, por me lexuesin. Nuk ka të bëjë më me përçuesin, por me pasqyrimin.

Nisur nga kjo, kam menduar të vjedh diçka nga të gjithë, e për çdo vjedhje të bëj një shkrim. Atëherë, ju ftoj për lexim!

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

2 thoughts on “Shkrimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: