Shpirt i dlirë

Luaj me dyert e mohimit si të ishin rrangallat e një lodre fëmijësh të mbetur rrugëve të pjekurisë. Më dhimbset shpirti i dlirë, i cili përpëlitet pas tyre për pak pranim. Rreket të dalë sa herë unë me gjymtyrët e zgjatur zgjeroj këndin e portës, por dhimbshëm përplaset në të kur ngushtica merr sërish formë.
Jo se s’dua!
Dua ta lë shpirtin të lirë, të formëzohet në mijëra dëshira, ëndrra, por s’më lë përgjegjësia – kushtëzim i mësuar, ndukur thellë në të qënurit tim njeri.

E gjithë kjo, një inskenim i frikshëm, asgjë më shumë.
Të ndodh, nëndhé, ta shikosh botën e të rriturve edhe kështu!

Shpirt, i dlirë, pa dyer, ngushtica! Shpirt i dlirë, i rritur, por i dlirë! Di ende të formëzohet sipas secilës ëndërr, të thërrmohet e riformohet sërish, pafundësisht!

Dyert Hapur ©

Lini një Përgjigje