Si koha

Si koha, po dua të shpërthej në rrebeshë të papërmbajtshëm.
Si koha, dua të lë gjithshka e të largohem,
Të lë kalldrëmin e pahedhur; në kilometrin e fundit,
Të lë çatinë e pambuluar; me tjegullën e fundit,
Të lë shtratin e pashtruar; me mbulesën e fundit,
Të iki, të largohem; unë para fundit!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.