Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Siç unë di!

I ftuar, i paftuar, i refuzuar kam ardhur, sa herë, kush po e di!
Kam qenë më shumë me ty se në vetmi,
Të njoh aq, sa më shumë s’dua të di.
Me mjaftohesh ti, pasditja dhe ajo faqe e librit ku nis një fillim i ri.
E nëse më duhet të lë pas gjithshka kam e gjithshka di, le të jetë e gjitha për mua një hap në marrëzi.
E nëse të duhet të fshish gjurmët nga vjen e si, të lutem më thuaj, si era gjithshka të lënë pas do të përpi.
E nëse hiçi do të mbetet në mes si një pellg i zi, boshllëkun do di ta zbras në një hinkë gri.
Në fund do të mbetemi unë dhe ti!

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: