E gjithe shtepia ne korridor

Shtepia jone eshte e madhe, ka plot hapesire per ne. Lehtshem e gjej veten une ne cepin tim te gatimit apo ne ate te leximit, bashkeshorti me pasionet e tij, e po aq lehtshem cdo anetar i rritur qe i bashkohet tufe sone mundet qe te gjeje nje vend per perimetrin e tij te endrrave. Edhe ata, te vegjlit, kane plot siperfaqe per te shtruar rremujen e tyre krijuese e per te ngritur perpjete pluhurin magjik te fantazise.
E megjithe kete, nuk di pse, ne mengjes nuk na mjafton as dyfishi i shtepise sone. Shapkat duket sikur jane gure mbi asfalt te shtruar, rrobat ngjajne me tapete lulesh shumengjyreshe, e ndaj duhet te kujdesemi se mos i shkelim. Vaktet e mengjesit dhe te drekes ambalazhohen e konsumohen brenda nje qosheje qe dukshem i mungon ajrimi. Ne mengjes, me ngjan se e gjithe shtepia eshte ne korridor – aty ku femijet perplasen me njeri-tjetrin tek veshin xhupat apo kepucet, aty ku qenushi besnik rrotullohet neper kembe duke shpresuar se nuk do e leme, aty ku ne te dy shkembejme gjithe talentin tone “hidh-prit-paso”, aty ku ne shkeputemi nga ngrohtesia e strehes se madhe per te nisur te perditshmen e gjate, por te bukur. Te bukur, pasi e dime se, kur te kthehemi shtepia jone do te jete serish e bollshme, plot ajer e drite.

Lini një Përgjigje