Absurdi

Kohet e fundit kronikat e lajmeve kane qene te ngjeshura me ngjarjen e fundvitit. E quaj te tille pasi nuk mendoj se mund te kete nje ndodhi edhe me interesante se kaq per keto dy muaj te mbetur deri ne fund te vitit. Per mendimin tim, te njeriut te absurdit – ku cdo gje mund te ndodhe dhe asgje mundet gjithashtu te mos ndodhe – nuk eshte ndonje dicka e jashtezakonshme: Nje politikan tejet i suksesshem dhe i debatuar gjate eksperiences se tij ne postin me te larte te karrieres, perflitet se mund te kete qene pjese e veprimeve aspak te ligjshme.
Sic po te thoja, deri ketu nuk ka asnje cudi. Absurdi im fillon me tej!
Kam mbi 300 miq ne rrjetet sociale – do thuash sa shume miq qenkan rikthyer ne rrjet pas daljes nga “nendheja”! Shume vertete!
Nga keta mbi 300 miq, 20% bejne be shpirtin e tyre se politikani nuk e ka bere nje veprim te tille, 20% te tjere jane gati te dalin deshmitare te besimit te tyre se kjo veper ka ndodhur. Do thuash po 60% – ata nuk kane bere asnje deklarate dhe ne te vertete shpresoj te jene si une – te mos shpenzojne kohe per tema te perfolura. Ne fakt mund te jete me absurde se kaq ceshtja, mundet qe ata ta kene marre seriozisht cdo kronike e te kene frike te shprehen ne rrjet. Jane te punesuar diku te gjithe!
Dhe ti e di, ne rrjetin tim te miqve nuk ka asnje politikan! Asnje farefis te larget a mik te ngushte!

Ja keshtu, per disa eshte ceshtje dite, per te tjere absurd, e per disa nje kotesi e tepert ndaj se ciles duhet te bejme durim, deri ne ezaurimin e vetkenaqesise!

Pertej cfare doja te ndaja medoemos me dike qe mund te me lexoje rreshtat! Jemi te gjithe mire! Po perpiqem qe vajzat t’i rregjistroj per te mesusar gjuhen frenge. Jam e bindur se do t’u duhet nje dite!

Lini një Përgjigje