Ankesat

Nuk di ekzaktesisht se kur ndodhi dhe u rrita. Per te qene e drejte si me veten time dhe me prindrit e mi, po e quaj veten te rritur nga casti kur bashke me tim shoq, ne ate kohe ende te pa martuar, vendosem te merrnim persiper pergjegjesine e te blerit nje shtepi. E meqenese shtepia u ble me kredi, me duket pergjegjesi e mjaftueshme per t’a kategorizuar veten te rritur. Domosdoshmerisht, me veten time kisha kohe qe e quaja veten te rritur, por, sic e permenda, ky ishte momenti i drejte.
Qe nga ai moment kane kaluar tashme 10 vjet. Pra, kam 10 vite jete ne nivelin “e rritur”. Pas shtepise kam mbledhur dhe shume trofe te tjere: bashkeshorti, femijet, nje pune e qendrueshme, udhetime, pasione te realizuara, etj. Nuk di cili eshte niveli pasues, por kam bindjen se do te kaloj me nje numer te konsiderueshem asetesh shpirterore.
Por, te them te drejten, nuk ishte pjekuria ime tema e monologut. Ne fakt, doja te thoja se ne keto 10 vite jete dicka me ka bere pershtypje se vetem tani, se fundmi. Njerezit e rritur ankohen… Sa shume qe ankohen!
Cdo dite marr autobuzin per ne pune, nga 50 veta qe hipin, zor se gjen 10 qe t’u buzeqeshin syte. Pjesa derrmuese mbajne syze dielli ne pike te mengjezit (thua s’te shikojne), nje pjese e vogel terheqin muskujt e fytyres duke krijuar nje gjysem harku ne pjesen e poshtme (thuajse nje e nenqeshur). Nga kjo faze e ne vijim cdo bisede nis me “pffff u lodhem”, “aman si iken dita”, “me cmenden femijet”, “vdiqa”, “s’kam me nerva”, e keshtu me rradhe. Nese te rreshket goja e pyet dike si kaloi dita e djeshme, behu gati per vershime lumenjsh te terbuar, nderkohe kur ti pret thjesht nje “shume mire” te buzeqeshur.
Ja keshtu, cdo dite e shumezuar me sa dite ka viti e me pas me 10 vitet e rritjes te mbushet nje strajce plot me ankesa te cilen nuk di ku mund ta derdhesh sa me pare.
Te gjithe kane pirgjet e tyre te ankesave, ky i imi besoj arrin te mbaje ende ekuilibrin e te mos vershoje.
Nderkohe, te me ndjejne te gjithe ata ku gjate ketyre 10 viteve kam derdhur dhe une buhavitjet e diteve te mia. Ku i dihet, mbase vjen dita, ne ndonje nivel tjeter, e gjejme dhe ne kunderhelmin e kesaj viroze pa stine.

Lini një Përgjigje