– Asaj dhe ketij djale-hijes perballe!

Ajo iku e une tashme nuk ia them dot te pathenat! Nuk i them dot se isha i dobet, se cdo mengjes zgjohesha me friken se do te deshtoja. Nuk i them dot se si cdo dite hapja deren per ne pune e nje mur i larte zhvleresimi me perplasej mbi kraharor. Nuk i them dot se kjo ishte frika ime nga paaftesia. As nuk mundem me t’i them se ndjehesha i trembur nga pergjegjesite kur shtrengoja doren e djalit per ne shkolle e lidhja kepucet e vajzes per ne kopesht. Si t’ia shpjegoj tani se une, ai djali sportist, i vrapimeve te shpejta e te gjata, edhe i tille mbetej i trembur! Tashme baba, djale e burre, cdo dite jetoj me ankth thua se te isha i semure, e ne fakt nuk jam! Jam thjesht njeri, ashtu, i dobet, i mundimshem, i ethshem! E si t’ia them tani, qe dhe i tille ne nje vend te kobshem si ky i joni, ku nuk ka vend per ndjenja a dobesi, une serish gjej nje force qe me zgjon e nuk me ndalon, me ben te zvarritem pa u perkulur. E kam dhe une nje dreq fuqie, a me degjon!

– Asaj dhe ketij djale-hijes perballe

Lini një Përgjigje