Duke pritur autobuzin

… flitet se ka ekzistuar nje pus ne rrethinat e ketij qyteti. Njerezit shkonin tek ky pus, jo per te mbushur uje, pasi kishin mjaftueshem ne cezmat e tyre. Shkonin tek pusi per te derdhur lotet e trishtimeve te tyre, per te zbrazur terbimin e inatit te tyre, per te shkarkuar helmin e trazimeve te tyre shpirterore, prej njeri – tjetrit hera – heres. Shkuan e shkuan per vite me rradhe derisa dolen fjale se pusi kish’ marre nje trajte tjeter, qe qelbur. Ne nje zbrazeti te heshtur u larguan. Nuk flitet te kete patur perpjekje nga banoret per te analizuar permbajtjen pusit packa se pusi shpesh here gulconte. Nga kalimtare te udhes, ende sot frekuentues te pusit, flitet se pati droje ndaj rezultatit te mundshem te ketyre analizave. Nderkohe thone se nuk pati asnje fund te trishte, por sikunder ndodh ne te perditshmen e zakonshme: pusi eshte ende aty. Ne trajten e tij fillestare, ate mikpritese! E gjithe kjo, fale nje sistemi filtrimi te mundesuar nga thellesia e tij! Banoret gjithashtu, tashme te lehtesuar nga distanca me pusin e qelbur, kane nisur rrugetimin e amortizimit te pikepyetjeve te mbetura pezull. Kur u qelb pusi? Kush e qelbi? Perse pusi nuk rezistoi?

Asgje me shume e asgje me pak se e perditshmja!

Lini një Përgjigje