E kam me ty!

E kam me ty!

Po po e kam me ty!
E kam me ty miken e ngushte qe qendron pas cdo te fshehte time,
E kam me ty bashkudhetarin tim, te shkuar, te sotem e te ardhshem, e kam me ty per hir te asaj qe do te ndajme bashke.

E kam me ty hijen qe me je veshur tash’ kaq e kaq vite, duket se pa ty nuk lindem e duket se me ty vec rritem.

E kam me ty vetveten time, armiken e heshtur betejes me te cilen nje emer nuk i ve dot.

E kam me ty kritiken qe ftohte me veshtron se largu duke nenqeshur.

E kam dhe me ty, me ty e me ty qe u ndame rrugeve, ne heshtje, tretur!

E kam me te gjithe ju, nje fjale! Faleminderit per ate qe me late, me dhate, me moret e ate qe s’mundet te me jepnit dot!

Lini një Përgjigje