E perditshmja

Sot jam ne rradhe! Cudi se si ndryshon koha, dimensioni e gjjthshka tjeter qe perben ate c’ka rendom e njohim si te perditshmen! Nje etikete kaq modeste mund ta vendosin vec kush e ka jetuar cdo dite. Une, ti e shume te tjere nuk mund ta shquajme ne kete forme.
Per mua eshte rrethi i fundit i lumturise, aty ku dua te kaloj cdo dite deri ne ate te fundit. Le te vertitem, le te perseriten castet, mengjes, mbremjet – aty dua te mbetem.
Pee mamane e djemve, Aug dhe Okt, kjo qe po jetojme eshte e barazvlefshme me frymen e fundit – zjarrmine njerezore para ndarjes nga jeta. Ka me te vlefshme se kaq?
Kush e di me cfare mund ta krahasosh ti! Ndoshta per ty nuk ekziston nje vije paralele me kete mrekulli.
Jam ne rradhe, pres te marr letrat qe do te shenojne pikenisjen time, pikenisjen tone, dhe nje here prej fillimi. Ka kaq shume rradhe dhe zhurme – por jam e lumtur. Askush vec nesh nuk mund te gezoje ne nje te tille rremuje – jete! Jam duke i kaluar oret ne kembe, por e qeshur, shakatore. Me terheqin zerat e pjesmarresve ne rradhe, jane te rinj – te padegjuar per veshet e mi; jane te larte – por serish nuk mbushin dot boshllekun e krijuar ne qenien time gjate kohes nendhé.

Sa ndryshojme une dhe ti, po kaq te ngjashem jemi me ta ne vizionin e madh te Universit per ne.

Rradha ecen ngadale, po une do te pres, mund te shikoj yjet, dhe nje here, nje dhe nga nje!

Lini një Përgjigje