E perkohshme

Ndalova sot per pak caste ne vitrinat e dyqaneve ne rrugicen ku banojme. Kane filluar te derdhen ne to ngjyrat e ngrohta te Krishtlindjeve. Te mendosh se une e ti nuk kishim degjuar me pare per kete feste, e nderkohe sot po mendoja se kishte ardhur koha per te blere bredhin. Sa te perkohshme jane ngjarjet, e sa te fuqishme jane ne te njejten kohe ndjesite qe te percojne ne castet kur te pushtojne.
Mu desh vetem kaq pak per te kuptuar se sa e perkohshme eshte e tashmja dhe perjetimi i saj!
E perkohshme qe lufta,
E perkohshme “nendheja”
E perkohshme arratia, ajo fizike, por dhe ajo e mendimeve te mia.
Te perkohshme frika, guximi, dridhja dhe trishtimi,
Te perkohshem ditet, muajt e vitet qe kaluan me nxitim si te ishin pengesa per fillimin e ri,
E ndjej se pas pak, ne librin e madh te jetes sone, do te shkruhet se “te perkohshem ishim une dhe ti” – te perkohshem ne kete perjetesi! Vecse, a e ndjen gjithe kete fuqi?!

Lini një Përgjigje