E shkurter

Kam filluar te mbledh shkrepse, te gjitha shkrepset e konsumuara, ato te cilat e kane kryer denjesisht detyren e tyre. Po i mbledh duke perfytyruar veten, nje te djele pushimi, ulur ne tavolinen e kendit te leximit dhe duke ndertuar me to nje shtepi me cati.

Ndoshta nuk do te ishte keq qe te kaloja kohen edhe tani me to, madje do te ishte nje ide teper terheqese, por me mungon qetesia e nje te djele, harmonia e kendit te leximit.

Sic mund ta kesh vene re, me se shumti jam duke shkruar. Leximin e kam lene menjane, jo se me mungon deshira … E mban mend besoj se c’te shkruajta per librat. Epo fituam ne! Ne, te cilet duam qe femijet e nendhese te besojne se kjo eshte nje jete dinjitoze, te pakten he per he. Disa prej prinderve kane filluar te me menjanohen, ne gjykimin e tyre jemj duke u munguar nje te drejte te natyrshme – ate te dijes! Hah, me vjen te qesh, por vetem nenqesh! Po ku ka nje ”

te drejte” apo “te zhdrejte” ne boten e nendhese?! Ketu kushtetuta themelore, aprovuar unanimisht eshte mbijetesa – pa arritur ne kufijte e cmendurise!

Ne fund te fundit, ushqim, uje dhe higjene kemi! Ah po, kemi edhe disa lule, insekte miqesore gjithashtu!

Babai, gjate nje prej zhdukjeve te tij plot mister, thote se ka siguruar nje rruge per ne te katert. Nuk di ne duhet te gezoj apo trembem, di se ne heshtje po e pertyp duke stimuluar qindra versione se si mund te ndodhe e perfundoje kjo siguri e tij!

Vajzat jane shume mire, mbi te gjitha jane bashke!

P.S.

Kjo ishte kot, sa per ta bere kete leter te duket si nje leter e zakonshme qe nje grua i shkruan burrit te saj!

Lini një Përgjigje