Frikera te vogla!

Per te njohurit, miqte dhe te afermit!

Para disa ditesh vendosa, pas shume mundimesh e mendimesh te brendshme, te marr kete iniciative – cdo dite e nga pak te ndaj me “popullin virtual” mendime, fantazi, copeza nga e perditshmja, e thena dhe e pathena. Ne fakt te gjitha keto copeza jane pjese jo vetem te diteve te mia, por edhe te atyre te cilet i rrethojne ditet e mia. Perjetimet tona te ndermjetesuara nga ndjesite e mia dhe te perkthyera ne gjuhen e trillit. E bej kete paranteze per te gjithe ata qe mund te kene menduar apo pyetur ne heshtje “C’ti kete ndodhur valle?” – Edhe pse mendoj se ata qe me njohin, kane mesuar gjithashtu kete ane timen dhe stilin tim “hermetik” te te percjellurit. Ne fakt kjo me ka penalizuar qe ne fillimet e mia, dhe edhe pse e vene ne dukje nga nje prej profesoreve me te nderuar, serish nuk mund ta edukoj e ta zbus – jam une dhe s’mund te heq pjese nga vetja ime.

Faqja e publikuar me mesoi shume gjera, per nje pjese te tyre kisha patur dhe me pare hamendesime. Me e rendesishmja, ajo qe doja te ndaja sot, eshte paragjykimi. Ky proces eshte nje perberes i fuqishem i qenies tone! Per shkak te tij secili nga ne ka mesuar te jetoje me shume frikera te vogla njekohesisht. Here here frikerat perkthehen ne terheqje, here ne ironi, here te japin guximin per tu shfaqur por serish terhiqesh.

Gjate ketyre dy javeve faqja ime ka patur me shume se 200 vizitore dhe mbi 300 lexime. Mesatarja e kohes se leximit rezulton te jete 2.5 minuta, kohe e cila perkon me kohen e nevojshme per te lexuar nje nga keto shkrime nga fillimi ne fund. Kanali nga i cili kane ardhur me shume vizitore eshte FB, por megjithe kete askush nuk gjeti rrugen per te shprehur mendimin e tij, temen e tij, kritiken e tij – e cila, fjala qe bie, do te me ndihmonte shume. Ka patur nga ata miq qe dhe kane reaguar nepermjet butonave te FB per tu fshehur serish me pas ne jeten e padukshme te frikerave – Ju falenderoj! Me gjithe nivelin e mundshem te respektit dhe sinqeritetit – Ju falenderoj! Pasi me bete te kuptoj se nuk paskam qene vec une e krrusur nga nje bote frikerash te vogla, por paskeni qene dhe ju! Jemi te gjithe bashke ne te njejten rruge ndaj tashme me shume se kurre jam e bindur se nese ndajme cdo dite pak nga vetja jone do te ishim me te lehte ne fund te dites – do ta kuptonim me shume njeri – tjetrin dhe veten tone ne te njejten kohe!

Ju falendenderoj per te pathenat, me sherbejne gjithashtu!

Lini një Përgjigje