Import alla Halloween

Sot me kerkuan maska per Halloween femijet e mi!

Kemi importuar Halloween ne, te cilet ende nuk dime si t’u shpjegojme femijeve tane procesin e vdekjes – ketu ku vdekja eshte ende “tabu” e fshihet pas heshtjes.
Kemi importuar Halloween ne, te cilet ende nuk kemi gjetur rruget drejt besimit tone, e vdekshme e pavdekshme, a e pertejshme?!
Kemi importuar e vazhdojme te importojme rituale, menyra jetese e komunikimi – e gjithe kjo ne kuader te nje globalizimi, marketimi, terbimi qe na induktohet ne menyre te pandergjegjshme pa asnje arsyetim!
Kemi importuar e me gjasa do te importojme deri ne perendim, por jo ne perendimin gjeo-politik a strategjik, por ne ate “Halloween-ian”.

Pres te me vijne femijet ne shtepi t’i pyes e te di, nese dikush u shpjegoi sot c’ishte kjo feste e ligjeruar – pa histori ne kete vend qe quhet Shqiperi!

Lini një Përgjigje