Kerko, lesho.

Nje here e ne disa muaj qellon te takohemi me miqte e femijerise. Jane ata, te cilet, sado te rriten apo te plaken ne mendjen tone do te perfaqesohen me fytyra femijesh te qeshur, me kepucet ngjeshur ne balte e me duar e gjunje te gervishtura. Cfare bekimi, te kesh ende aftesine per te kujtuar kohe te tilla!

Dikur ndanim bashke te njejten rrugice, sot jemi ndare cepave te qytetit apo kendeve te botes. Secili nje drejtim me vete e megjithekete, secili kerkon here pas here te kthehet e te zere vendin e tij ne shkallet e pallatit. Te gjithe kerkojme gjurmet tona, caste te ngrira mbi asfalt, ato te cilat na dhane drejtimin apo na shtyne ne gabim.
Por, sa kemi leshuar! Kemi lene pas shume nga vetvetja!
Djali sykalter ka lene ne kete rrugice egon e tij te pazbutur, tashme ai eshte rritur dhe ka kuptuar se sfida me e madhe eshte uni i tij i djeshem.
Vajza me gershetin e verdhe tashme eshte bere brune, eshte bindur se kjo ngjyre e ben te duket me e vendosur.
Ai, djali i parvazeve, i cili kacavirrej nga dita ne dite duke shtuar shenja ne koleksionin e tij te capkenlliqeve tashme eshte nje baba shembullor.
Keshtu me rradhe, une dhe te gjithe miqte e mi kemi kerkuar aq shume te largohemi nga kjo rrugice, kemi leshuar kaq shume nga vetja jone, e po aq shume po kerkojme te mbledhim serish, e serish po nga kjo rrugice.
Se fundmi kam kuptuar perse! Jemi bere prinder e kemi frike se kemi lene pas femijerine, c’ka na e ben me te veshtire bashkeveprimin me te vegjelit tane. Ndaj, instiktivisht, pa arsyetuar mbi perse-te e sepse-te kthehemi ne kete rrugice, per te kujtuar kush ishim kur ishim femije!

Here eshte koha per te kerkuar,
Here eshte koha per te leshuar,
Mjafton te ruajme ritmin – pa harruar!

Lini një Përgjigje