Kudo ngrohtesi! Kudo dliresi!

E dashur mikja ime e mire,

Sot nuk mund t’i shkruaja askujt tjeter vecse ty. Imagjinoj buzeqeshjen e lehte ne portretin tend te permalluar pasi lexon rreshtin e pare te kesaj letre. Thua te kesh kuptuar valle se per cfare behet fjale? Sot ishte dite-hapja e nje kalendari te gjate e te mezipritur haresh, argetimi, dashurie e shprese ne strehen tone. Sot ngritem bredhin e Vitit te Ri. Sigurisht, natyrshem u perpoqa te perdorja simetriken gjate vendosjes se zbukurimeve dhe e kote te them, se po aq natyrshem rezultati ishte nje tufe e rremujshme rrezesh te kuqe dhe te verdha. Deshtoi per disa caste cdo rregull i fituar me rritjen, fitoi po aq dliresia e duarve te lumtura mbushur plot ngjyra.
Them se secilit prej nesh i duhet t’i kene mbetur shume shkendija te tilla diku ne strumbullarin e madh te “ceshtjeve jetesore te se perditshmes”. Madje, them se jane pikerisht keto shkendija qe na shtyjne cdo 335 dite te cdo viti per t’u ndezur ethshem ne fund te 30 diteve te mbetura me shpresen se nderrimi i viteve do te jete asgje me pak, por shume me shume se bekimi i atij te vitit te shkuar.
Kam disa miq ketu, jane te dashur e te gjindshem, por nuk di pse jane zbrasur nga keto shkendija. Eshte dicka per te cilen nuk mund te diskutoj pasi ata thjesht nuk perjetojne dot me ndjesi te tilla, te pakten permes fjaleve. Ndaj, kam bere cmendurine e rradhes – I kam ftuar neser per nje gote vere e te me ndihmojne te vendos disa toptha te fundit. Ata, nxitur nga dashamiresia pranuan, mendoj per vajzat…Une shpresoj per ta! Mbase ky 30 diteshi i fundit i ledhaton dhe ata. Drita te kuqe shpirti, drita te verdha dielli!

Kudo ngrohtesi! Kudo dliresi!

Lini një Përgjigje