Letra e te shtunes!

U be kohe qe letrave te tua u pergjigjem me telefonata. Nuk di pse, por me kane mbaruar fjalet, ato te shkruarat. Me mbeten vec te folurat, te cilat kryesisht jane pergjigje aty per aty te pyetjeve qe ti ben.

Si jeni? – Mire
Vajzat si jane? – Mire, te qeta.
Po babai? – Dhe ai, mire. Te gjithe jemi mire. Po kalojme ditet, ende ketu.

Me pas te njejtat pyetje mbi te perditshmen te drejtoj dhe une, si per te mbushur minutat e telefonates. E kam me merak te madh qe te mos mendosh se po perpiqem ta mbyll telefonin, pasi ne fakt nuk eshte kjo cfare dua. Ka dicka qe me shqeteson, me ka shqetesuar shume pergjate gjithe ketyre diteve e koheve, por nuk kam dashur ta pranoj vete, e jo me te ta pranoj ty.

Jam lodhur, me ka humbur ai ritmi i shfrenuar qe me lejonte te beja cdo gje brenda oreve te zgjimit. Kam humbur perqendrimin, aftesine per te organizuar mendjen time dhe me pas trupin tim ne menyre qe te jem e dobishme. E dobishme per veten, vajzat dhe shoqerine qe na mirepriti ketu. Kam brenda vetes nje boshllek te madh. Ky boshllek here me ngjan me nje tullumbace qe krejt natyrshem ngrihet ne qiell e gezon fytyra engjejsh te qeshur, e here me ngjan me nje bombol gazi, gati per te shperthyer e shperbere cdo objekt ne afersine e rrezes se shikimit.

Pervec lodhjes, kjo gjendje me krijon dhe ankth. Nuk di cilen form te boshllekut mund te marr nga casti ne cast dhe kjo me shqeteson. Nuk jam perpjekur shume te kuptoj se nga me erdhi kjo gjendje, mendoj se eshte e qarte, tranziti nga mbijetesa e skajshme ne jeten thuajse normale, nuk mund te me linte pa pasoja.

Ndoshta mekanizmat vetmbrojtes nuk jane ende gati te fiken e per kete arsye vihen ne veprim pa kontrollin tim. E gjithe kjo gjendje me pengon te shkruaj. Ti e di, te shkruarit kerkon perqendrim, kerkon shtysa, perkushtim.

Une jam bosh, gati per fluturim… gati per shperthim.

Ti mos u shqeteso! Sikurse ne cdo situate tjeter, do te di te aftesoj veten e te krijoj imunitet edhe per kete. Do te di te pershtatem e te bej me te miren, te pakten per sot!

Lini një Përgjigje