Maja me e larte e qytetit tim!

Prej vitesh sorollatem per te gjetur majen me te larte te ketij qyteti! Dua ta gjej, ta njoh, ta mevetesoj si te ishte rruga e shtepise sime, e me pas kur te ndjehem e sigurt dhe e qete ta ngjis.

Nuk behet fjale per nje sfide, perkundrazi, ne mendjen time kam krijuar iluzionin se duke e ngjitur do te cliroj mendjen dhe shpirtin nga mbetje te egosh te pashuara, perpjekjesh te humbura, ndjenjash te perzjera deri ne agoni dhe shume te tjera lloje te paklasifikuara mbetjesh.

Nese i mbyll syte dhe perfytyroj veten mbi kete maje, e cila mund te jete tarraca e nje pallati, e nje hoteli shume-yjesh a e godines se ndonje institucioni, shikoj veten krahe-hapur duke u rrotulluar me shikim te lire. Mendoj se nuk do ta kem te nevojshme te perdor dylbi; me harten e shpirtit ne duar do te di te hedh veshtrimin ne ato vende ku ka lene gjurme rrugetimi im – ne ato vende nga ku dicka kam marre apo diku kam lene.

Natyrshem me vishet fytyra me buzeqeshje kur pershkoj rrugicat e lagjes sime te femijerise, aty ku mesova te luaja litar, topa botash, kukafshehti, e shume te tjera. Paradoksalisht, nuk kam shume qe kam menduar se keto lojra te femijerise nuk jane kaq te thjeshta; permes rikthimit kam arritur te dalloj aftesite sportive te mikut tim, njohurite gjeografike te komshies perbri apo potencialin diplomatik te motres sime.

Rrembyeshem kthehem ne oborrin e endrrave, te shpresave dhe zhgenjimeve e cuditerisht buzeqeshja eshte ende ne fytyren time – Embelsisht mesuam gjuhen e ndjenjave permes perpjekjeve per tu rritur.

Me pas ngjitem pak kate, aty ne deren e prinderve te mi, nga ku kane nisur te gjitha rruget e mia – vajza me perparesen e zeze dhe jaken e bardhe, vajza me mini-fund, vajza me floket iriq, vajza me tualet, vajza me cante ne dore, vajza me fustan te bardhe …

Me duhet ta nderpres kete torollisje e te hap syte pasi gati – gati po me duket si epilog, kur ne fakt une ende jam ne kerkim te majes me te larte te ketij qyteti!

Lini një Përgjigje