Me keto te fundit, po ju le!

Sot po largohem!

E di qe marr me vete shume pikepyetje, paqartesi e brenga. Marr te miat e tuajat! Po marr me vete gjithshka nuk munda t’ua jap dot – jo se nuk desha; nuk munda ose nuk me late. Jo se nuk deshet; nuk mundet ose nuk ditet. Jam i sigurt se shume keni menduar, se shumti hamendesuar per cfare thashe ne takimin tone te fundit. Epo s’di cfare mund te shtoj! Kjo eshte menyra ime per te kuptuar jeten.
E di se jane te shumta kurthet, pengesat e vegimet, por jam mesuar t’i zvogeloj me peshen e forces sime.
E di se nuk eshte e lehte te veshesh cdo mengjes rroben e “te zakonshmit”, por me kane rritur me parimin se duhet te jem i barabarte para jush e Zotit.
Ju degjova gjate tek flisnit per heshtjen time, e cila trazoi jo pak mendjet e zhurmshme te perfshira ne debatin e fundit: – A duhet te pranojme apo jo taksimin e perpjekjeve? Te paguajme dhe per to?! Kurrsesi jo! Kete j’ua them me ze te larte, kumbues ne cilindo dimension ku jeni. Nuk pranoj qe dikush te vere takse mbi mundin tim, e te me duhet te punoj dhe per te. Kurrsesi jo!
E pra, e kote te flas dhe per letren qe i drejtova kryetarit, askush nuk lexoi c’qe shkruar ne te. Jo se nuk deshet; nuk mundet ose nuk ditet.
Me keto te fundit, po ju le!

Lini një Përgjigje