Miqte

Sot kishim miq ne shtepi. Ishin nga ata miqte qe priten pa shume ceremoni, miqte e zemres. Ata te cilet mjafton t’u hapesh deren, t’u japesh nje pale shapka te cilat i harrojne ne korridor, e ulen kembekryq mbi divan. Miq nga ata te cilet nuk presin t’i pyesesh “cfare deshironi per te pire”, pasi nderkohe jane duke gerrmuar per pije vete.
Me mungojne shume keta miq, me mungojne sepse jane ata te cileve mjafton t’u flasesh per ndodhine, nuk eshte e nevojshme t’u tregosh te gjithe historine. Ata kane qene dhe jane pjese e saj! Atyre nuk eshte e nevojshme t’u argumentosh perse-te e veprimeve apo te mos veprimeve, ata i dine. Jane miqte me te cilet t’i mund te rrish pa folur dhe serish te komunikosh. Jane miq te cilet te lejojne te qash, te qeshesh, te qash serish e te perqeshesh pa te etiketuar.
Erdhen sot miqte, e bene shtepine rremuje. Dy prej tyre madje nuk i hoqen as kepucet. U plasen ne kendin e vogel te kuzhines e filluan te gatuanin dreken.
Vajzat i shikonin si te magjepsura! Ku vajti gjithe edukata dhe higjiena per te cilen u flas gjithmone?! Sot, po shikonin mamane e tyre tek gajasej me nje tufe te rriturish te rremujshem e gazmore. I imagjinon dot?
Gjithsesi, ne fund te dites, kur miqte na lane, u shpjegova se dhe kjo e sotshmja eshte nje tjeter leksion. Eshte nje kapitull tek i cili ato ende nuk kane arritur e ndaj dhe u ngjan krejt i pavend ne kete kohe, me aq kapituj te lexuar.
Kishim miq sot…iken duke kenduar! I mban mend miqte tane? Emrat e tyre a i thua ndonjehere kur je ne vetmi? Une i them shpesh dhe e di pse? Se cdo e kaluar e kujtuar te bashkon, me e pakta, te afron.
Vajzat te perqafojne!

Lini një Përgjigje