Per nje minute a me pak

Per nje minute a me pak, vendosa ta le veten pas. Nisa rrugen e gjate te mergimit thuajse te ishte ajo e rilindjes, e mundesive absolute. Nuk mora shume sende me vete. Nje fletore per kujtimet, nje shall per te ftohtin. Pak fjale te rregjistruara ne nje disk, nje cader per ditet me shi. Peshen me te madhe e paten fotografite, disa ushqime per ditet me uri. I mblodha mire ne nje cante shpine qe mos te me rendonin.
Shkela rrugeve te reja, te njejtat fytyra takova.
Ndoqa linja te pandjekura me pare, te njejtat ishin destinacionet.
Fola, takova, prita e degjova – te njejtat qene gezimet e po ato zhgenjimet.
Nje mengjes, krejt papritur, ashtu e kredhur mes fotografive e fletores se kujtimeve i thirra mendjes sime! S’mu pergjigj!

Per nje minute a me pak, lashe veten pas.

Lini një Përgjigje