Pergjigja e nje letre!

Sapo jam kthyer nga puna dhe kur pashe zarfin mbi tavoline me rrethoi ankthi i perhershem. Letrat e tua jane te bukura, gjithmone! Packa kesaj une gjithmone e perjetoj me shume djersitje castin e hapjes se zarfit. Nxitoj gjithmone te lexoj rreshtin e pare, nje nga mesi dhe ate te fundit. Me genjen mendja se t’i mund te me tregosh ndonje ndodhi te pakendshme – ne te njejten kohe uroj te mos ndodhe kurre pjella e fantazise sime te cmendur dhe te semure.
Ne letren ku me flisje per pasionin e ri te babait tend mbeta me goje hapur. Vetem ai (dhe ti sigurisht) mundet te ushqeje nje pasion ne ato kushte. Jeni te pandreqshem ne nje te perditshme te zakonshme dhe besoj te pacmuar ne situaten ku po jetoni. Te ndertosh statuja me letra te konsumuara! Po te ishit tani ketu ndoshta ideja e tij mund te blihej shtrenjte ne kuader te riciklimit.
Ky miku me te cilin ndajme dhomen, gezon pamase kur ti me shkruan pasi sipas tij duket sikur letra eshte postuar nga ndonje ishull tropikal dhe jo nga “Bota e nendhese” sic e quan ti. Do te te tregoj ndonje dite per te, po tani e kam mendjen tjeterkund. Nov me premtoi nje rruge per tek ju dhe me pas kthimin se bashku. Nuk di a do behet, po do te te njoftoj! E di qe dhe babai po perpiqet t’ju nxjerre, po mendoj qe te me prisni mua. Do te ishim shume me te sigurt te gjithe bashke!

Perqafo vajzat dhe vazhdo tu flasesh me gjuhen e trilleve te tua!

Te perqafoj!

Mar

Lini një Përgjigje