Ritmi

U zgjova sot ne mengjes e ne vend te yjeve qe qene shuar ne ate ore, nisa te numeroj justifikimet e mundshme qe mund te dergoja me njoftim ne pune per te mos u paraqitur. Rralle, madje shume rralle me ze kjo semundje, te cilen nuk do e quaja ne asnje menyre “pertese”. Do isha i gatshem ne cdo ore te paimagjinueshme t’i pergjigjesha detyrave te mia. I vij verdalle kesaj gjendje me minuta te tera, per nje cast gati-gati vendimi eshte marre – do te kthehem permbys ne shtrat e nuk dua t’ia di. E pra, ne kete fragment casti dicka me gervisht ne brendesi te qenies sime. Eshte me e forte se indiferenca ime, por ne asnje rrethane nuk do ta etiketoja “deshire”. Duke qene se se fundmi simptomat me jane perseritur, kam filluar te ruaj cdo ndjesi ne kujtese. Ky zell i madh per analize me beri ne fakt te dal ne rezultate te qenshme.

“E gjitha kalon neper nje ritem qe perseritet ne menyre te lodhshme. Dhe une, jam i lodhur por nuk pertoj! Nese do te pertoja nuk do te cohesha. Do doja qe per aq kohe sa te jete e nevojshme (vete nuk e percaktoj dot) te isha i padobishem per zinxhirin e veprimeve te nje dite normale. Ndoshta e teproj, por ekzistenca me ka bindur se kam dhe une pjesen time, detyrimin tim ndaj saj. Sigurisht, nuk pretendoj qe mikro-universi ku bej pjese krejt papritur te ndaloje e te me prese mua, por mund te kishte miresine te shtyje pjesen time per nje cast, per me vone. Kjo eshte nje prej ndryshesave te barazimit – dhe kete e zgjidh ai, njoftimi. Gjithsesi, me mbetet pjesa tjeter – mendja ime. Ate nuk e ndal dot me njoftime, as paralajmerime! Se ndal dot me fjale, me gjume apo “dhune”. Deri me sot kam arritur ta ndal vec me zhurme. Ndaj, duke mos gjetur dot barazpeshen, nisem, me muziken qe bertet ne koken time per te bere te heshte, per pak kohe, mendjen time.”

Ndoshta ti nuk i kupton keto ndjesi, nuk te jane shfaqur me pare keto simptoma – se ti je tjeter njeri. Ti fle e zgjohesh me enderrime, mund te jesh pjese e botes tende dhe pse mes diteve te perhime.

Lini një Përgjigje