Sa kam folur sot!

Kam folur shume sot. Te sotmet nuk qene fjale boshe, qene fjale te lidhura pas kuptimeve, fjale te cilat percillnin njohuri per auditorin tim te sotem.
Me dhemb ende kraharori nga e gjithe ajo e folur e ndoshta ndaj po gjej hapesire te shkruaj. Nese i jap kohen e nevojshme mendimit, arrij ne perfundimin se po kaq shume flas cdo dite, por jane fjalet e thena, cilesia e tyre, qe perben ndryshimin.

Nese do doja ta paralelizoja grafikisht permbajtjen e fjaleve qe shoqerojne te perdishmen time do te shikonit “Nje te cmendur ne timonin e makines ne nje rruge me trafik normal, semafori i kuq dhe ai qe nxiton te arrije i pari ne semafor”.

Energji e shpenzuar kot
Dite te humbura kot me kot!

Puthi vajzat per mua dhe sot perpiqu te mos u flasesh shume. Qendro me to e leri te flasin me ty! Degjo, hesht e kupto! Duhet t’i kete marre malli per ne edhe pse nuk flasin kurre.

Lini një Përgjigje