Sot qielli u be bojeqielli e portokalli

Kam ngritur duart per te terhequr poshte kete membrane gri qe e ka mbeshtjelle. Sot me duhet dita te jete e gezuar, bojeqielli e portokalli. E gezuar si une e si ti.

E kam mberthyer fort kete mase te qullet gri e nder duar me shperbehet, ta terheq nuk po di.

E shikoj se si venger me godet me hije, me ere e me shi.

E nderkohe une e terheq, fort e terheq ne kerkim te cepit tim,
Bojeqielli e portokalli, jo gri.

Sot qielli eshte gri,
Por vende – vende arrita ta gervisht e te nxjerr bojen e tij,
Sot qielli u be bojeqielli e portokalli, jo me gri.

Lini një Përgjigje