Trokas dyerve!

Here pas here me ze nje deshire e madhe per t’u trokitur dyerve te komshijve, ashtu si dikur kur ishim femije. T’i trokas dyerve e te iki me vrap qe te mos me shohin. Kjo fantazi eshte nje mbetje e kujtimeve te hareshme te femijerise. Ne u binim dyerve e zhdukeshim neper cepat e pallatit duke qeshur me njeri – tjetrin, ndersa komshinjte, sipas natyres, kishin reagimet e tyre – here me ze te larte e here ne heshtje mbyllnin dyert pas. Ne kohen kur une isha femije, kur trokiste dikush ne dere, e gjithe shtepia vihej ne levizje – nuk dihej kush mund te ishte; nuk ishin fshire pluhurat, nuk ishte ngritur tavolina e drekes; babi mund te ishte shtrire. Megjithekete, e gjithe levizja qe perfshinte shtepine ishte e hareshme, nese shtepia kishte femije ata mes rregullit edhe te rremujshem gezonin per miqte e papritur.

Trokitjet e portova sot sikur kane nje tjeter kuptim! Kete e kam vene re nga ndjesite qe percon nje trokitje dere sot ne shtepine time. Gjithshka duket sikur funksionon sipas nje protokolli te caktuar dhe te aprovuar midis ty paleve. Trokitjet e dyerve sot paraprohen nga nje telefonate, dy apo me shume ndonjehere – sipas rastit dhe deshires per te pritur miq. Nese telefonata qellon e suksesshme, percaktohet nje orar – gjithashtu i dakordesuar midis paleve mike. Pala pritese cakton etapat pasrendese: sistemimi i shtepise, qerasjeve, nje bisede paraprake me bashkejetuesit mbi temat e bisedave te lejueshme dhe ato te palejueshme me palen qe do te mikpritet, te tjera sipas rastit. Nga ana tjeter edhe pala vizituese percakton etapat e saj: dhurata, veshja dhe sigurisht nuk do te mungoje edhe ne kete rast percaktimi i temave te bisedes. I gjithe ky eshte procesi me i komplikuar i nje trokitje dere sot – ende pa ndodhur.

Dera troket – Cdo gje ne shtepine pritese eshte e ngrire, objektet e qerasjes jane stisur mbi banake apo tavolina te ngurta, pastertia dhe rregulli duket se nuk dine cfare do te thote “sfida” e nje dite te lodhshme pune.

Dera hapet – Pas saj shfaqen miqte prites, te buzeqeshur sipas formatit standart qe parashikohet per kete proces – mikpritje. Duart shtrengohen, sipas rastit palet edhe mund te perqafohen. Ftohen ne ambjentet e ndenjes ku ata ulen rreshtore, duket se serish sipas protokollit, secili e di vendin e tij. Ne varesi te arsyes se vizites, konsumohen biseda te ndryshme brenda kornizave te mirepercaktuara nga te dyja palet, vecmas.

Dyert hapen e mbyllen – Heshtja percjell! Heshtja qendron! Bisedat e konsumuara nuk lene gjurme ndjesish apo mendimesh – E te mendosh se sa mire ishin paracaktuar!

Ndaj dua t’i bie dyerve, t’i shkund njerezit papritur qe te hidhen perpjete e te zgjojne ne vetvete euforine e pritjes se te papriturve, gezimin qe sjell me vete dikush, i cili ne nje moment vendosi te takoje nje njeri te dashur, pa e njoftuar me pare – per hir te perqafimit shpirteror e jo te atij protokollor!

Lini një Përgjigje