Udhetimi i nje urimi!

Sa histori marrin pas urimet, flas per ato te shkruarat! Ky qe gjeta sonte, ka 15 vite pa dy muaj histori. Ka nderruar plot kater shtepi, e “nuk marr persiper te numeroj” sirtare e kuti. Ky mund te quhet nje urim fatlum! Ai ka fluturuar! Ka kaluar det, ka nderruar shtet, e serish arriti tek une me gjuhen e shpirtit tim.
E gjeta sot krejt rastesisht tek po kerkoja flete per shkrimin tim te fundit, rreshtat e te cilit befas u fshine nga rregjistri i trillit tim sapo u ndeshen me kete urim. E lexoj sot e me duket sikur nuk e kam lexuar me pare, te pakten jo ne kete trajte te shquar.
Me ka uruar mikja ime e zhurmes, e qetesise, e harreses dhe e kujteses!
Me ka uruar gjysma e fleteve te ditarit tim!

Lini një Përgjigje