Une jam aty

Sot ishte e djela e librit, e djela e bashkimit universal ne stenda shumengjyreshe, shumegjuheshe e shume-boteshe. Isha bashke me vajzat. Ecem ngadale ne perpjekje per t’i lene syve shansin e rastise – te kapeshin pas kopertines se duhur. Ndersa vajzat kishin perqafuar disa libra, une, me ate perhumbjen time te zakonshme kisha ndaluar perballe nje muri te zhgarravitur me germa jo lehtesisht te shqueshme:

Une jam aty,
Te rrugicat e pershkuara ne kembe,
Tek porta e madhe qe ne ate kohe qe vec nje hapesire mes dy muresh te medhenj,
Une jam aty,
Tek shkallet qe jane ndertuar mbi dheun qe me duar formuam,
Tek oborri i vogel, ne ate te kodrines.
Une jam aty,
Ne muret e shtepise me blloqe te ftohta, qe bashke i ngjitem nje e nga nje.
Ne dritaret zemershpuar qe nuk kursyen asnjehere te ftohtin.
Une jam aty, ne dhomen qe kurre s’ia hapem nje dere,
Ne ballkonin qe mbeti terr,
Ne tarracen ku pame qiellin e lirise, e nga ku vulosem nje enderr per cdo dite.
Une jam aty, ne gur, ne dhé, ne hijen e ullirit s’di sa vjecar, mes zhurmes se nates e heshtjes se mengjesit.
Jam aty, e di qe s’me sheh, keshtu qe shkruar per ne!

Lini një Përgjigje