Streha

U riktheva përsëri bezdisshëm! Ka diçka që më rrëzon sa herë marr rrugën e largimit. Diçka përthithëse duhet të kenë këto mure, diçka ndryshe nga gjithshka njoh duhet të ketë rrezja përreth teje që më shndërron, më tjetërson nga unë në një cohë të butë që kërkon të zërë vend tek kjo strehë, sido, kurdo, çfarëdo.
Rikthehem vazhdimisht bezdisshëm, paçka gjithë përpjekjeve të mia stërmunduese për t’u larguar. Ndoshta është e shkruar gjëkundi në rrymat e lakmueshme të jetës që unë e kjo strehë të mundohemi, gjithsesi. Kjo strehë, si çdo strehë, ka për mision: të përkujdeset për këdo që e zbulon, veçse për mua kjo strehë, si asnjë tjetër, rastisi të jetë e pazëvendësueshme në kohë; megjithë muret e krisur, çatinë që pikon, dritaren që mungon, kjo strehë ishte e vetmja në ditën më të vështirë të një njeriu që së brendshmi gjëmon.

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.