Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Etiketë: Open Doors

Gjethet

Gjethet

Natyra është kujdesur aq shumë të mos e lërë njeriun të mërzitet për shkak të kohës së lirë. Ngre kokën e mund të numërosh yjet, nëse për ndonjë shkak pëson marramendje, ul kokën e numëron gjethet vjeshtarake. Sigurisht, këto argëtime…

Njeriu që jam

Njeriu që jam

Ndoshta ti nuk më shikon qartë! Më shikon përzgjedhës, përjashtues, të ftohtë, gjykues! Shikon tek unë veç njeriun që lexon, që shkruan, që mendohet një herë, dy herë, tre herë, më shumë herë-herë përpara se të artikulohet. Shikon tek unë…

Tjetërsim

Tjetërsim

Në ditë me shi tjetërsimi duket i pashmangshëm! Ngjashëm me qiellin e mbuluar, përpiqet të mbulohet toka, të struken nën çadra dhe kushdo ka diçka për të hedhur mbi krye ta hedhë atë. Në ditë me shi, gjithkush ka diçka…

Mendim i rafinuar

Jemi kaq të çuditshëm! Qëndrojmë në tavolina të përbashkëta duke ndarë kohë, energji e lodhje mes nesh. Japim e marrim me njëri-tjetrin, thua se duhet medoemos të arrijmë një nivel të caktuar transmentimi mendimesh, perceptimesh. I shkëmbejmë këto në rrugë…

Rritu

Rritu

A mundesh dot të ndalosh përpjekjet për të qenë e përkryer në miniaturën tënde? Duhet të rritesh, të plasaritësh mbështjelljen tënde guaskore, të shpërthesh shtatin tënd të akullt dhe tejet të kujdesur. Shkujdesu! Shkundu! Rritu! Le të bësh gabime, le…

Segmenti i Çmendisë

Në këtë odën e përditshmërisë që hera-herës e ndajmë dashamirësisht, hera-herës e dhunojmë egërsisht, ka diçka që mban gërshetuar brishtësinë e kohës me gjendjen tonë në këtë dimension. Dy janë shqetësimet; ose koha qëlloi të ishte e vonuar a e…

Bilardo

Bilardo

Do të kisha dashur shumë, për një natë të vetme, veshur si një 20-vjeçare, të isha duke marrë shenjë me stekën e bilardos në dorë e teksa pas gjuajtjes, të dëgjoja rrokullimën e topave në dërrasën jeshile e të dalë…

Në heshtje

Në heshtje

E në heshtje ndërkohë… Përbri skajeve të fotografive përplasen ashpër shpresat e një mendje të marrë; Që pret kohën ta shuajë, Dorën ta marrë, Shpirtin ta zgjojë, E në heshtje ndërkohë… Mes ëndrrash të takoj, E në vijëzimet e tyre…

Back to top