Tash’ nga lart

Sot ma kaluat! Ma kaluat të gjithë! Sot ua kam falur telefonatën e parë të mëngjezit. Sot ua kam falur të hyrit pa rradhë në linjën e urimeve! Veçse sot, në të vërtetë, do iu isha lutur të jeni sa më pak ceremonialë; për hir të asaj çfarë ka mbetur nga unë e iu përgjigjet me gjysmën e shpirtit të mbetur, me gjysmën e zërit të heshtur. Sot ju fituat, por unë prap, nga lartësitë ku ju shoh, sërish qesha shumë, aq shumë! Për një çerek fragmenti kohor, ju u zgjuat në mëngjez të nxitur nga gara me mua, gara për një urim! Ju dua shumë, të gjithëve një e nga një, ndoshta dhe më shumë; tash’ nga lart!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.