Të duash

Shtëllungat e fundit të dimrit janë mbërthyer fort pas vijës së horizontit; është pikërisht vija ku deti e qielli ndalojnë së pasqyruari njëri-tjetrin, por bashkohen paralelisht në një përjetshmëri. Unë e di që ti pret pranverën, për shumë arsye të pranueshme pranvera është më e dashur për ty! Ta kërkon lëkura diellin dhe jetën e tij, ta kërkon buzëqeshja kaltërsinë e këtij qielli që sot është gri. Pranverë kërkon ti e vogla ime, por ndërsa pret që të vijë, mëso ta duash dhe këtë shtëllungë të lagësht që në natyrshmërinë e saj përpiqet të ushqejë tokën me gjithë frytet e saj; e një prej tyre, më e ëmbla je ti. Mëso të duash dimrin, do ta duash në verë, ashtu sikur do doje që sot të ishte pranverë.

Projekti: Shkrimi

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.